Pinknews

Bebe Rexha flet në revistën amerikane: Burrat shqiptarë hanë të parët, gratë trajtohen si…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone, ku ka folur për karrierën dhe jetën private. Revista ka shkruar edhe për prejardhjen e këngëtares së njohur duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë‘”, shkruan Rolling Stone.

Më tej, Rexha foli dhe për kulturën shqiptare, teksa u shpreh: “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë,” thotë ajo. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”.

TRENDING

Exit mobile version