Pinknews

Bebe Rexha shkëlqen në performancën hapëse të ndeshjes së futbollit amerikan

Bebe Rexha pati një shfaqje të mrekullueshme ndërsa performoi në pjesën e parë në ndeshjen e futbollit Detroit Lions kundër Buffalo Bills në Detroit, Michigan në Ditën e Falënderimeve.

33-vjeçarja vuri në pah linjat e saj në një palë pantallona të zeza të ngushta teksa dominonte skenën.

Rexha i kombinoi pantallonat e saj seksi me një xhaketë motorike të zezë me vezullim me supe këndore, shkruan DailyMail.

Për të nxjerrë në pah bustin e saj të bollshëm, këngëtarja ishte kujdesur që t’i lint pak vend imagjinatës te pjesa e dekoltesë.

Ajo performoi edhe përkrah David Guettas, me të cilin publikoi një duet këtë vit të titulluar “I’m Good (Blue)”.

Bebe Rexha performoi në stadium para 65,000 personave dhe mijëra të tjerëve që e panë ndeshjen nga ekrani.

TRENDING

Exit mobile version