Aktualitet

Befasi në Champions League, Dortmund – PSG në gjysmëfinale

Dortmund – PSG është gjysmëfinalja e parë e këtij sezoni në Champions League. Mbrëmja e së martës ka qenë me emocione në elitën e futbollit evropian, me duelet që sollën përmbysjen e rezultateve të para.

Në Spanjë, Barcelona u mund 1-4 nga PSG duke bërë që rezultati i ndeshjes së parë (2-3 për katalanasit) mos kishte vlerë. Ndërkohë në Gjermani skuadra e Dortmundit fitoi 4-2 ndaj Atletico Madrid, duke sjellë një tjetër përmbysje. Nëse pas ndeshjeve të para çerekfinale spanjollët ishin të avantazhuar, 90 minutat e kthimit nxorën jashtë Barçën dhe Atl. Madridin.

Barcelona 1-4 PSG / Nxënësi nuk mundi të mposhtë mësuesin dhe Luis Enrique kalon ish-ët e tij që drejtohen nga Xavi, me ish-kapitenin që la të tijtë pas 56 minutash lojë pasi u ndëshkua me karton të kuq në stol. Barcelona humbi 1-4 me PSG-në dhe eliminohet kështu nga Champions League, me PSG-në që kalon më tej me përmbysje.

Raphinha shënoi në minutën e 12-të për katalanasit, para se Araujo në minutën e 29-të të linte të tijtë me një lojtar më pak. Në fundin e pjesës së parë miqtë nga Parisi barazuan me Dembele.

Në fraksionin e dytë Vitinha në të 54′ dhe Mbappe me penallti shënuan, para se Xavi të dilte me të kuq për sjellje anti-sportive në stol. Në fundin e ndeshjes sërish Mbappe vulosi ndeshjen. PSG përmbys kështu humbjen e parë 2-3 në Paris dhe kalon në gjysmëfinale, duke bërë që Barcelona e këtij sezoni të rrezikojë zero trofe.

Dortmund 4-2 Atl. Madrid/ Gjermanët tanimë janë në gjysmëfinale duke përmbysur humbjen e parë 2-1 në Madrid. Brandt dhe Maatsen shënuan dy herë për vendasit në pjesën e parë, para se autogoli i Hummels dhe Correa të barazonin në 2-2. Minutat e mbetura ishin dramatike, me Fullkrug dhe Sabitzer që shënuan dy herë të tjera për Dortmund që kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Gjysmëfinalja e parë Dortmund – PSG luhet në Gjermani në datën 30 prill dhe ajo e kthimit më 7 maj në Paris.

Champions League – faza çerekfinale – ndeshjet e kthimit:

E martë, 16 prill 2024

VIDEO/ Barcelona 1-4 PSG (3-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Dortmund 4-2 Atl. Madrid (1-2 ndeshja e parë)

E mërkurë, 17 prill 2024

21:00 Bayern  Munich – Arsenal (2-2 ndeshja e parë)

21:00 Manchester City – Real Madrid (3-3 ndeshja e parë)

TRENDING

Exit mobile version