Sport

Befason miku i familjes së Messi: Ai fiton Topin e Artë, atij iu tha sot

Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual, Topi i Artë, do të mbahet më 30 tetor në Paris dhe Lionel Messi shihet si favorit absolut për ta fituar, të tetin në karrierën e tij.

Ndonëse nuk luan më futboll në nivelin më të lartë pas largimit për në Mayor League Soccer (MLS), Messi do të fitojë Topin e Artë për vitin 2023, sipas mediave botërore duke iu referuar një postimi të publikuar nga miku i tij i familjes Alessandro Dossetti.

“Është zyrtare. Leo fiton Topin e Artë në 2023. Topi i Artë i tetë duhet të jetë i fundit i tij. Atij iu tha sot”, ka shkruar Dossetti.

Nëse njoftimi i tij rezulton i vërtetë, argjentinasi do të rris edhe më shumë rekordin e tij përpara Cristiano Ronaldos, i cili ka fituar pesë.

Vendosi Kupën e Botës

Messi thuhet se e fiton këtë çmim falë triumfit në kampionatit botëror dhjetorin e kaluar në Katar, ku fitoi edhe titullin e lojtarit më të mirë me shtatë gola dhe tre asistime.

Për PSG-në, në 41 paraqitje, ai mori pjesë në të njëjtin numër golash, duke shënuar 21 dhe asistoi 20 të tjerë. Për Inter Miami, ai shënoi 11 gola dhe shtoi pesë asistime në 13 ndeshje.
Konkurrenti i tij më i madh për këtë çmim është Erling Haaland, i cili ishte edhe më vdekjeprurës me fanellën e Manchester Cityt me 52 gola dhe nëntë asistime në 53 ndeshje, duke fituar titujt e golashënuesit më të mirë të Premier League dhe Champions League.

Pas tyre vjen Kylian Mbappe, i cili gjithashtu ka shënuar shumë gola dhe ka udhëhequr PSG-në drejt trofeve vendas, ndërsa ishte i papërmbajtshëm edhe në Kupën e Botës me Francën, ku u mposht vetëm në finale nga Messi.

TRENDING

Exit mobile version