Politike

Begaj dekreton Taulant Ballën si ministër i Brendshëm

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Taulant Ballën si Ministër i Brendshëm i vendit. Dekretimi nga Begaj ka ardhur pasi kryeministri Edi Rama propozoi Ballën si Ministër i Brendshëm dy ditë më parë.

Para se të emëronte Ballën si Ministër i Brendshëm, Rama shkarkoi nga detyra Bledi Çuçin, i cili mbante këtë pozicion më parë. Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë që tronditi opinionin publik, dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.

TRENDING

Exit mobile version