Modelja Bellen Rodriguez ka konfirmuar lajmin e bukur të pritjes së ëmbël dhe faktin që po bëhet nënë për herë të dytë.
Modelja së bashku me partnerin, Antonio Spinalbese, pozuan për kopertinën e revistës italiane “Chi”, shkruan “Tips fot Womans”.
“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”,- ka treguar Belen për stilistin e flokëve.
Edhe pse vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pas njohjes për asnjërin prej të dyve ky nuk është problem.
“Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”- ka thënë Rodriguez gjatë intervistës.
icon/