Politike

Beleri u dënua me 2 vite burg, reagon avokati: Vendim politik siç e porositi Rama

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari deklaroi para ambienteve të SPAK se vendimi i sapo marrë nga Gjykata është politik dhe me “porosi të kryeministrit Rama”.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit. Në fund ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.

Kryetari i seancës I cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke I ndërprerë fjalën Belerin për të Tensioni I tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpruiste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.

Ndërsa, GJKKO ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

TRENDING

Exit mobile version