Politike

Belinda Balluku ka një falenderim të pazakontë për gjobëvënësit mediatikë: Më ndiqni se do hedh video pikante

Belinda Balluku ka hyrë Tik Tok.

Ajo ka bërë një reagim mbi vet postimin e saj, ku ka falenderuar ‘gjobëvënësit mediatikë’ për publicitetin që i kanë bërë llogarisë së saj të tik-tok-ut.

“Ndërkohë që po ndjek me kërshëri, se si abuzohet me informacionin, edhe atë më të thjeshtin, bëj me dije se kam hapur një llogari në Tik-Tok, për të qenë prezente në një tjetër grup audience.

Video me të cilën kam nisur këtë llogari, e kam postuar vetë, pasi edhe ministrat apo politikanët, janë po aq njerëz sa çdo spiker, gazetar, bloger etj.

Falënderoj shumë gjobëvënësit për publicitetin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë këto orë të para të llogarisë time të re në Tik Tok dhe i bëj me dije, se videot në atë llogari do të jenë gjithmonë pikante, ndaj të më ndjekin me vëmendje, si zakonisht dhe të vazhdojnë publicitetin”, shkruan ajo.

TRENDING

Exit mobile version