Connect with us

OPINION

Ben Andoni: Lokalet/ Qesëndia e Ramës, testi për “Foltoren” Berisha dhe “Podiumin” Basha!

Published

on

Lokalet/ Qesëndia e Ramës, testi për “Foltoren” Berisha dhe “Podiumin” Basha!

 

 

Nga Ben Andoni

Ka mbetur si një parabolë politike, ndodhia me dikur kryetarin e bashkisë së Bajram Currit. U shfaq një mëngjes në derën e kryeministrit të atëhershëm Meta dhe i kërkoi të ishte më i ndershëm me fondet për bashkinë e tij, një nga më të varfrat në vend. Reagimi i Metës ishte i menjëhershëm dhe u mundua të japë një shembull të mirë, porse historia nuk mbaroi këtu. Filloi lufta me vetë njerëzit e PD-së së asaj kohe që nuk mund të honepsnin dot guximin qytetar të kryebashkiakut. Mbi të gjitha se çdo të thotë përgjegjësia e pushtetit lokal. Ky mentalitet, për fat të keq, është gati i njëjtë edhe në vitin 2022….

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme lokale nga ana e presidentit të tanishëm Meta ka sjellë ngutjen e partive politike shqiptare për t’u përfaqësuar sa më mirë politikisht por asesi nevojshëm për qytetarët. Ndryshe nga opozita, Partia Socialiste duket se po e menaxhon pak më e qetë situatën dhe ruan një avantazh që po ia jep përplasja e madhe në opozitë. Dhe, pikërisht nga sjellja e kësaj të fundit do të shihet realisht dhe nga do të anojë peshorja e vlerësimit për dy kahet e Partisë Demokratike, që për hir të së vërtetës kanë nisur të ravijëzohen dhe e kanë garën me njëra-tjetrën, më shumë sesa… bashkinë.

Zgjedhjet e fundit lokale janë zhvilluar me pjesëmarrjen e PS-së dhe pak aleatëve të saj dhe kështu e gjithë harta lokale mbart një ngjyrë, me pak njollë në Shkodër. Mosfutja në zgjedhje nga ana e Partisë Demokratike, një vendim de jure i Bashës dhe sipas tij i konsultuar e madje jo pa pëlqimin e Berishës, ka sjellë një nga gabimet më të mëdha të kësaj force politike. Inercinë e vendimit të saj, që tashmë i largohen të gjithë, po e vuan e gjithë opozita por më shumë qytetari i thjeshtë shqiptar. Ashtu si ka ndodhur në të shkuarën, por në këtë rast është shumë më “e justifikuar”, palët nuk kanë kohë të paraqesin programe dhe ide të thella. Koha në dispozicion është fare e vogël kurse nguti për të treguar supremacinë e “Foltores” Berisha dhe “Podiumit” Basha është bajagi i madh në kampin e Djathtë. Cili do fitojë, ose si thuhet sot: Cili do të dalë i dyti do t’i japë më së shumti pikë partisë së vet.

Duket se këto zgjedhje do kurohen mirë nga organizatorët për të treguar se në Shqipëri ato bëhen të mira dhe cilësore pa u shqetësuar për kandidaturat. Grupi Berisha po përballet me vështirësitë e para dhe përballjen e të vërtetës, por edhe me lëshimet e para të Celibashit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur afate që nuk shkojnë me propozimet e tyre: afati për dorëzimin e anëtarëve të KZAZ është 25 janari. Deri më 31 janar shkon afati i paraqitjes së kërkesës së partive të komisioneve nismëtare, kurse datat 6-9 shkurt janë afati për paraqitjen e dokumenteve të kandidatëve. Në fakt, Socialistët janë më të interesuarit që këto zgjedhje të jenë normale. Të akuzuar për “masakër zgjedhore” atyre u duhet të tregojnë kujdes por edhe mbarëvajtje. Tek e fundit me këtë kod zgjedhor, që palët nuk mundën ta dakordësonin dhe t’i paravendosnin një të ri, zgjedhjet e pjesshme mbase nuk mëtojnë cilësi përveçse ndoshta faktin se pjesëmarrja mund të jetë pak më e madhe sesa në zgjedhjet e plota lokale.

Shqetësues është fakti se qytetari shqiptar sërish do jetë më i varur nga kandidaturat politike dhe pëlqimet e krerëve sesa nga administratorët e vërtetë që i duhen. Ky është një nga problemet më të mëdha por nga ana tjetër edhe më shqetësues, pasi komunitetet vendosen gjithnjë përballë çështjeve të kryera. Basha ka meritën e bojkotit të Reformës Territoriale kurse Rama ruajtjen e statusquo-së që i leverdis më së shumti partisë së tij. Dhe, ndaj duket që ky i fundit është shumë më i qetë ndërsa po administron me shumë maturi kandidaturat e tij, që ashtu si në Ekzekutiv do të jenë më së shumti të gjinisë femërore. Në fakt, ndryshe nga dy kahet e Partisë Demokratike, që duan të marrin pjesë dhe janë më dilema të shumta, Socialistët po bëjnë një betejë të qetë që synon vetëm të kenë standard. Mbase edhe mundësinë e qesëndisë së jashtme, nëse vazhdon anatema e dy kaheve të PD-së. Synimi te elektorati: Shikoni se kë kemi përballë! Në fakt, siç e vërejnë me të drejtë njerëzit e komunikimit tashmë jemi në një periudhë ku informacioni nuk mund të ndalet më, ndaj lufta është sesi mund të kanalizohet ai. Për habi, lufta vazhdon dhe nuk është më ajo e programeve apo e individëve por e mbijetesës së dy kaheve të PD-së. Ndaj dezinformimi, tallja dhe përqeshja shtuar dhe me anti-mitingjet ka të ngjarë që të mbulojnë këtë kohë të pakët deri në zgjedhje. Rama-Basha-Berisha janë më shumë në luftë batutash. Dhe, anti-mitingjet i kemi parë që tani, kur krahu i Bashës qesëndiset dhe përqeshet për të mos thënë se anatemohet nga njerëzit Berisha, që më së shumti po mendojnë mbushjen e auditorëve të tyre. Rama i batërdis të dy. Basha shton edhe Metën. Lufta më e madhe është sesi të dezinformohet për njëri-tjetrin dhe në morinë e lajmeve: cili të ketë sa më shumë protagonistë dhe ndonjë sharje aty-këtu për Ramën. “…në shekullin e njëzet e një-ne jemi të rrethuar nga sasi të stërmëdha informacioni të cilën edhe censuruesit nuk përpiqen ta bllokojnë. Në vend që ta bëjnë këtë, ata janë të zënë duke shpërndarë keqinformim apo duke na hutuar me gjëra të pavlera”, shkruan Yuval Noah Harari tek “21 leksione për shekullin e 21”…

Ndryshe nga PS-ja që mund të jetë më e lirë për personazhe të pavarur, PD-ja me të dy grupimet do e ketë të vështirë këtë përballje pasi i mungon ende ravijëzimi dhe nuk mund t’i japë mundësi në rast të zgjedhjeve të tilla, individëve. Mund të ndodhi që të dalin mbi partitë. Po ndërsa PS-ja e ka kutin me autoritetin e padiskutuar të z. Rama të dy grupimet e kanë më shumë hallin në luftën e stemave dhe logove sesa në përfaqësim, apo më shumë në garimin për të hedhur poshtë njëra-tjetrën. PD-së së Berishës që përfaqësohet nga grupi i Rithemelimit i mungon dhe një element që lidhet me procedurat që duhet të përmbush në gjykatë. A do t’ia dalë vallë?! Duke menduar dhe apelimet por edhe çështjet e tjera, grupimi i Berishës përball shumë e shumë vështirësi. Ndërkohë që duke menduar se lufta nuk do të jetë shumë e shtrirë në Këshillat Bashkiakë, e bën PS-në të luajë e qetë me gjysmën e kapaciteteve dhe më shumë e mprehur të marrë më të mirën në këto zgjedhje, që nuk është se do tregojnë shumë, përveç faktit se do të jetë indikatori i parë real i ndarjes dhe forcës së dy palëve.

Ajo që i lodh në mendime shqiptarët është edhe fakti sesi ndahen fondet, por ky është për një hap të dytë. Qeveria qendrore menaxhon pjesën më të madhe të fondeve publike të cilat përcillen drejt pushtetit vendor në Shqipëri. Koha ka treguar se pushteti qendror nuk është aq i drejtë me kryebashkiakët e opozitës dhe gjatë të gjithë pushteteve gjithnjë ndihen të vetët.

Shqipëria u duk se bëri një reformim të pushtetit vendor në vitin 2000. Qëllimi ishte që bashkitë të decentralizoheshin dhe të kishin më shumë pushtet në fondet e tyre. Ku një nga hallkat më të dobëta mbetet ndarja e shërbimeve në kohën dhe në mënyrën e duhur. Dhe kjo mund të lexohet dhe nga publiku që realisht ka nevojë reale mu atje ku banon. Megjithatë ky ravijëzim ka humbur tashmë se bashkitë janë të gjitha të socialistëve.

“Në verën e vitit 2014, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij kishte ndër mend të niste një program të titulluar ‘Rilindja Urbane’, duke premtuar punë rinovuese në ‘70 qytete të Shqipërisë’. Një rishikim i disa vendimeve të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve të vitit 2014, nga të 72 projektet e financuara, 63 i fituan bashkitë e majta dhe vetëm 4 u fituan nga bashkitë e djathta. E majta mori gati 92 për qind të të gjitha fondeve. E njëjta situatë u përsërit në vitin 2015. Me vendimin nr.5, të shkurtit 2015, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve miratoi 27 projekte, nga të cilët, 3 u fituan nga bashkitë e djathta, ndërsa 24, nga e majta”, shkruan BIRN.

Qeveria “Berisha” kishte bërë të njëjtën në vitin 2011, kur ndau 29 miliardë lekë financime për programin e zhvillimit të rajoneve, por asgjë nga këto para nuk shkoi me destinacion Bashkinë e Tiranës, e cila, ishte nën kryesimin e Edi Ramës. Dhe, vetëm dy vjet më vonë, kur Bashkia e Tiranës do drejtohej nga Lulzim Basha, ajo fitoi gjashtë projekte nga i njëjti fond për ndërtim e rikonstruksion rrugësh!!

***

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga koha kur do të çelen të 940 qendrat e votimit në 6 bashkitë e mbetura pa kryetarë, ndërkohë që Bashës i duhet të tregohet kryetar mbi “Podiumet” e organizuara me ngut, kurse Berisha të arrijë të sjellë dokumentin e duhur nga Gjykata, që të justifikojë “Foltoret” e tij. Kurse, Rama si personazhet e Kronin i mbetet të sodisë këtë paradoks të ri, që po ia falin Demokratët e çakorduar prej vitesh. Bash, nga ata që i morën dikur erzin kryetarit të Bashkisë së Bajram Currit…sepse mendoi thjesht për qytetarët e tij. (Homo Albanicus)

OPINION

Patozi: Mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë

Published

on

By

Nga Astrit Patozi

Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.

Por mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë me marrëveshjen e 17 majit, sepse keni qenë po aq të lumtur dhe po aq të përfshirë sa ai, kur doli para kamerave duke u qepalluar me Edi Ramën.

Për të mos thënë që dikush ka qenë online me të gjatë gjithë flirtimit me argatin e Vuçiçit, me telefonata direkte apo me whatsapp, gjatë atyre orëve të gjata dhe të lavdishme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Natyrisht që tabulatet nuk ka rrezik të jenë ndonjëherë objekt i SPAK-ut, sepse marrëdhënie me dëshirë mes palëve ka qenë, jo përdhunim. Dhe me siguri do të vazhdonit ashtu deri sa vdekja t’ju ndante, po të mos kishte ndodhur 9 shtatori.

Atëherë po që nuk ka nevojë, as për dëshmi dhe, as për shpjegime, për të njohur tradhtarin, që nuk duhet të kishte lindur fare.

Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.

Continue Reading

OPINION

Incidenti i Ramës në Gjermani, Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin

Published

on

By

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur lidhur me incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA.

Sipas informacioneve, Rama  është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur maskën kundër COVID.

Në “Tv Klan”, Spiropali tha se kompania ka kërkuar falje dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali.

Continue Reading

OPINION

PULS/7 Kreshnik Osmani: Britanikët, e duan Ukrainën një varrezë për trupat ruse, Franca forcon sanksionet. Perëndimi nuk do marrëveshje në këtë moment

Published

on

By

Continue Reading

OPINION

Puls7/ Kreshnik Osmani: Masakra e Buchas prerje në besë. Amerikanët, Putin kriminel lufte, Ruset, sillni prova!

Published

on

By

Continue Reading

OPINION

Përgjegjësi individuale! Seriozisht?

Published

on

By

Nga Lutfi Dervishi

Arrestohet një (ish) ministër, një deputet, x zyrtarë të lartë, y persona nga biznesi dhe prapë flasim për përgjegjësi individuale?!

Edhe pjesa e dukshme e “ajsbergut” të incineratorëve na tregon se krimi nuk paska kapur individin, por strukturat shtetërore, ka ndërhyrë në kompetencën e institucioneve, ka manipuluar procedurat, ka neutralizuar institucionet dhe ka përlarë mbi 100 milionë euro.

Nuk ka lindur mbi dhé deri më sot një individ kaq i zoti sa t’i bëj këto gjëra vetëm. Krimi këtu është në bashkëpunim dhe në bashkëpunim shembullor.

Sigurisht ka krime individuale, por ka edhe krime në bashkëpunim, me dy a më shumë vetë, në kuadrin episodik. Sikundër ka edhe grup të strukturuar kriminal e deri në organizatë kriminale, në kuadrin e konceptimit, organizimit, qëndrueshmërisë e kohëzgjatjes në kohë, qëllimit të përfitimit etj.

Dhe secili përgjigjet sipas rolit dhe ndikimit në krim.

Pa harruar që edhe ligji ynë (neni 28 i kodit penal, format e veçanta të bashkëpunimit) bën dallim të qartë mes organizatës kriminale…

si…” forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

…dhe grupit të strukturuar kriminal

që “është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

Incineratorët janë modeli më i kulluar dhe i trashë i fajësisë individuale dhe përgjegjjësisë të më shumë se një personi.

Ideim profesional, zbatim amatoresk. Përfundim tragjik.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING