Aktualitet

Bëni KUJDES! AKU tërheq nga tregu suplementin për rritjen e flokëve

TIRANË– AKU ka tërhequr nga tregu suplementin për rënien e flokëve, pasi nga kontrollet laboratorike të zhvilluara ka rezultuar se ky produkt farmaceutik përmbante pluhur kimik. Sipas njoftimit të AKU bëhet fjalë për produktin me emër DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS. Ky suplement konsumohet për mosrënien e flokëve si dhe për simulimin e rritjes së thonjve.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, blllokimin dhe tërheqjen e produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.”- thuhet në njoftim.

TRENDING

Exit mobile version