Pinknews

Beniada i futet muzikës? Publikon së shpejti këngën e re

Ish-banorja e “BBV1” Beniada Nishani do të futet në tregun muzikor. Ajo ka treguar për “Wake Up” në Top Channel, se së shpejti do e shohim në muzikë. Ajo tregon se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren Arlinda Gjoni. Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë. “Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, shprehet Beniada Nishani.

TRENDING

Exit mobile version