Kronike

Bënin namin duke vjedhur në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Një18-vjeçar është arrestuar dhe 2 të mitur janë vënë në hetim, pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje në biznese të ndryshme në Tiranë.

Në video duken tre djemtë, teksa hapin dyert e bizneseve gjatë natës dhe kontrollojnë për para. Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, vidhnin në biznezse të ndryshme duke marrë para dhe çdo gjë tjetër që gjenin.Për këtë shkak policia Tiranë ka vënë në pranga 18-vjeçarin M. B dhe ka vënë gjithashtu nën hetim dy të mitur 15 dhe 17 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjet e kryera.

4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;

– Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;

– Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;

– Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.

Gjithashtu policia sekuestroi veshjet të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

TRENDING

Exit mobile version