Rajon

Beograd-Moskë/ Martesa vazhdon, s’ka divorc

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç për vite të tëra u përpoq të përfitonte politikisht nga lidhjet e tij të ngushta me Moskën, gjë që e ndihmoi atë të ruante pushtetin.

Megjithatë, thashethemet për prishje të marrëdhënieve u shfaqën në fillim të luftës në Ukrainë, kur kjo “miqësi” pushon së qeni e dëshirueshme. Të paktën publikisht.

Pas kësaj vjen një kthesë e lehtë në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës. Mirëpo, lind pyetja nëse marrëdhënia mes Vuçiçit dhe presidentit rus Vladimir Putin mund të prishet kaq lehtë, apo është e gjitha një shfaqje ndryshe për publikun?

Sreçko Gjukiç, diplomat dhe ish-ambasador në një prononcim për mediet serbe thekson se është i bindur se ka komunikim mes Beogradit dhe Moskës dhe se kjo shihet nga disa lëvizje të Vuçiçit që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Jam i bindur se mes Beogradit dhe Moskës ka komunikim. Natyrisht, sot mund ta kemi të vështirë ta vërtetojmë këtë, por nuk është diçka që nuk mund të ‘kapet’ dhe të vërtetohet se ekziston”– thotë Gjukiç.

 

TRENDING

Exit mobile version