Kosova

Berat Buzhala: Albin Kurti, Magelani mashtrues

Albin Kurti, Magelani mashtrues

Sipas analistit Berat Buzhala, Albin Kurti, me paraqitjet e tij të fundit,  ka marrë tiparet e një mashtruesi

“Che Guevara, më në fund, pas dy vitesh pushtet të plotë, ka filluar të relaksohet. Është duke e përjetuar pushtetin. Paraqitjet e tij tani kanë tiparet e një mashtruesi” – deklaroi analisti i njohur teksa shtoi se gjithnje e me shume ai po i ngjan Hashim Thacit në mandatin e tij të pare, kur argëtohej pa masë duke polemizuar me deputetët prej pozitës së kryeministrit.

“Sot, Albin Kurti ka filluar te abuzoje përmes polemikave. Gënjeshtar po se po. Gënjeshtar patologjik madje. Bën lojëra të kota fjalësh. Nuk thotë asgjë, por hiqet sikur  ka bërë ndonjë zbulim që do të trondisë botën” –u shpreh Buzhala

“Kryeradikali i deridjeshëm, ai që kishte ofenduar çdo njeri të gjallë që kishte guxuar të takohej me serbët, të shkojë sot  në Bruksel dhe të dialogojë jo për asociacionin, por për një autonomi të serbëve të Kosovës” – pyet Buzhala

Sipas analistit politik, esenca e problemit është tjetër.

“Si ka mundësi që Kurti, si një frikacak i vërtetë, u ka kërkuar ndërmjetsuesëve, që ti shpetojnë atij fytyrën dhe për t’ia marrë atë Kosovës, ta heqin nga teksti i marrëveshjes fjalen asociacion dhe ta kamuflojnë me “vetëmenaxhim”. Pastaj, duke e ditur që u ka hedhur hi syve votuesve të tij gjysëmanalfabet, doli në konferencë për shtyp dhe tha: Le ta lexojnë të gjithë marrëveshjen” – Për Albin Kurtin, e rëndësishme ishte të mos figuronte askund fjala, pavaresisht nëse nuk zgjidhej problemi.

 

TRENDING

Exit mobile version