Politike

Berisha: Balluku, hajdutja e dytë më e madhe në Ballkan pas Ramës

Ish-kryeministri Sa;li Berisha ka zhvilluar sot një takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku ka prezantuar kandidatët për bashkitë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ministrja Belinda Balluku është hajdutja e dytë më e madhe në gjithë Ballkanin, duke u tejkaluar vetëm nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se me paratë e përfituara nga shitja e energjisë së vjedhur, Balluku i është “sulur” Konispolit.

 

“Kandidatët tanë, janë kandidatët tuaj. I keni votuar vetë, por jo vetëm kaq, gjatë të gjithë fushatës kanë qenë në kontakt me ju dhe kanë dëgjuar shqetësimet tuaja e kanë paraqitur zgjedhje për problematikat e arashtruara.

Problematika të akumuluara të krijuara nga një qeverisje që në këto vite vetëm për qytetarin nuk pyeti se ekzistonin apo jo.
Kandidatët e mazhorancës janë kandidatë të Ramës, të xhepit të tyre, që nuk kanë lidhe me qytetarët. ngrihet tjetri nga Durrësi vjen këtu i deleguari personal i famëziut Aljet Hyseni që vetë socialistët e larguan për atë që bëri.

Kandidati që gjeti është kandidat pallati, të familjes së tij, çfarë e lidh me Sarandën përveç premtimit makabër që do lëvizi eshtrat nga varrezat e Sarandës së oligarkët do bëjnë aty pallate?

Mafia është forma më e egër e krimit, më e pashpirt, ndaj edhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Mafia zbret Ballukun nga Peshkopia në Konispol, me valixhe me para sepse ajo është hajdutja e dytë më e madhe në Ballkan pas Ramës.

Zbraz digat gjithë verën, kur një gjë e tillë nuk lejohet me ligj.

Ia shet sekserëve të saj dhe ata më pas i shesin sekserët në bursë.

3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse doli qartë vjedhja e madhe që bëhej.

U tha energjia do shitet vetëm në bursë.
Por sërish shitet jo në bursë. Me ato para iu sul Konispolit. I bëj thirrje qytetarëve atje t’ia filmoj në valixhet.

Gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i masakrës ndaj Çamëve në Tiranë. nuk duhej të shkonte në Konispol pa i kërkuar falje çamëve”, tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version