Politike

Berisha flet për protestën e radhës: Shoqëria shqiptare po zien

Ish kryeministri Sali Berisha jo vetëm që e ka parë si mesazh deklaratën e Kim për demokratët e dhënë dje në Real Story, por si sulm e shantazh, çka vijoi me akuza ndaj ambasadores Kim. Me një gjuhë të ashpër, Berisha vijoi ta cilësonte kryediplomaten si pjesë e mafies dhe ‘së keqes’ në SHBA. Ai theksoi se demokaratët do të mbeten pro parimeve të SHBA-ve, por akuzoi shtetin ku është në listën e zezë për korrupsion se ka probleme me mafien e Xhorxh Sorosit.

“Në fakt, asgjë nuk i pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqjen e tyre. Asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë. Demokratët, e them këtu me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike dhe pro-perëndimore. Por ata kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës.

Aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar shumë rëndë me qëndrimet e tyre, reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët. Me këtë rast, demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane.

Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane. Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri. Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘woke culture’. Kjo është kultura që neverisin më së shumti shqiptarët se çdo kulturë tjetër. E neverisin sepse kanë vuajtur më shumë se të tjerët. 45 vite kanë qenë falsifikim dhe mashtrim i historisë.

Kështu që shqiptarët e kapin në ajër, tendencën më të vogël të mashtrimit dhe falsifikimit. Mbyllni sytë dhe kujtoni se çfarë u bë në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes vendeve tona, se si u përdor teknika e amputimit për t’i mbyllur ato në vitin 1991.” – tha Berisha.

Sali Berisha nuk ka dhënë një tjetër datë për protestën e radhës ndërsa është shprehur se po bëhen përgatitje që t’i japin përgjigje Ramës. Po ashtu vijon akuzat se po mban peng vendimin e gjykatës që t’i japë vulën e PD-së.

“Po bëhen përgatitjet. Shoqëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij antikushtetuese për të mos lejuar regjistrimin e vendiit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur në një vend. Jemi të gatshëm më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ne vepriojmë në përputhje me ligjin”, tha Berisha.

Berisha: Dënoj avokatinë e Ramës ndaj Putinit të ‘vogël’, e mbron pavarësisht se Serbia s’ka sanksionuar Moskën

Ish kryeministri Sali Berisha ndër të tjera u shpreh se është i gabuar qëndrimi i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, pasi nuk është sanksionuar Moska. Berisha madje e akuzon Ramën se po bën avokatinë Vuçiçit.

“Ka vetëm një zgjidhje, revolucion. Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. PE, opinioni publik perëndimor ëhstë i revoltuar me qëndrimet e padronit të Ramës ndaj sanksioneve ruse. A është Putini kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE. Vuçiç vërtetoi që është një Putin i vogël. Ai refuzoi të pranojë që Putini ka kryer krime luftë dhe është kriminel, sikundër justifikoi veten për sanksione. Por më e turpshme është avokatia e Ramës ndaj tij.”- tha Berisha.

 

TRENDING

Exit mobile version