Politike

Berisha: Jam më i fortë se kurrë, Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha

Sali Berisha foli para mbështetësve të tij duke thënë se ndihet më i fortë se kurrë, pas heqjes së imunitetit  të deputetit që i hap rrugë arrestimit të tij. “Jam pa imunitet, por më i fortë se kurrë. Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë të opozitës. Do të triumfojë. Kjo bandë që qëndron në pushtet do t’i ketë kohërat e numëruara. Rama do të përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha. Shqiptarët do të kenë qeveritarët dhe opozitën e tyre siç e meritojnë. Kjo histori është në zhvillim, por është më krenare pasi nuk mposhte nga agresioni dhe korrupsioni i pashembullt. Kam të gjithë energjinë për të mbrojtur të drejtat e shtetit ligjor. Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji. Ju falënderoj për praninë tuaj, mirupafshim”, tha Berisha

TRENDING

Exit mobile version