Politike

Berisha: Keni ndarë paratë me krimin/ Balluku: Mua nuk më trembi shefi jot Enver Hoxha jo ti

Seanca plenare e ditës së sotme ëhstë shoqëruar me tone të ashpra dhe akuza të forta mes deputetëve të mazhoracës dhe atyre të opozitës.

Në sallë nuk kanë munguar akuzat e forta nga ana e opozitës duke akuzuar ministrat e qeverisë Rama për korrupsion, duke ju referuar edhe raportit të fundit për ndërprerjen e fondeve të BE për Bujqësinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministret e qeverisë si të korruptuara, duke theksuar se MInistrja e Bujqësisë dhe zv.kryeministrja kanë ndarë para pulike me krimin.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila e ka akuzuar Berishën si njeriun që shiti Shqipërinë.

Pjesë nga debati:

Berisha: A po diskutohet raporti i KLSH-së, ajo zonja tejkalo çdo limit. Në raport akuzohet në mënyrë eksplicide për abuzim të tmerrshëm me qeratë e pasurive publike, bashke me Ministrën e brojtjes, janë 180 milionë euro vjedhje që i ndani me klane mafioze, dhe del e flet këtu. E ke lexuar raportin apo jo. Për kë ëhstë raporti? Je ti ministria që ke dhënë më shumë prona publike.

Balluku: Qerat me 1 euro i ke shpikur ti me nismën Shqipëria 1 euro. Madje i vure Shqipërisë një tabelë shitjeje 1 euro. Ti nuk më bën mua asnjëlloj përshtypjeje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd, dhe ti nuk më bën përshtypje. Unë jam e mbijetuara e sistemit të Enver Hoxhes ti nuk më bën fare përshtypje. Akuzat çojini në SPAK por ti ke frikë t’i afrohesh.

TRENDING

Exit mobile version