Politike

Berisha: KLSH ka denoncuar se qeveria vodhi 122 mld lekë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Krujë, aty ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Lokën. Berisha tha se kandidati i koalicionit Loka do të bëjë gjithçka për të garantuar ndryshimin e madh në Krujë, Fushë Krujës, fshatra, biznese e jetën e banorëve në tërësi. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, kryedemokrati u shpreh se KLSH ka denoncuar se Qeveria ka vjedhur 122 miliard lekë.

“KLSH ka njoftuar se qeveria vodhi 122 miliard lekë, 1.1 miliard euro janë 130% fondi i përgjithsëm i pagave në Shqipëri. Me a sa vjedh nëse do të kishte vullnet mund të dyfishonte çdo vit rrogat. Jo që nuk e bëri, përkundrazi rriti çmimet, në kapitalizëm nuk janë qeveritë që rrisin çmimet, i rrit tregu dhe kërkesa, në Shqipërinë e Edi Ramës çmimet i rritën bordet”

Po ashtu, Berisha tha se kandidati për Bashkinë, Agrona Loka do ua kthejë besimin me përkushtimin në shërbime, menaxhim, vizione për Krujën. Ndër të tjera, Berisha akuzoi Ramën se ka kontroll total në pushtetin ekzekutiv, vendor, drejtësinë dhe presidencën.

PJESË NGA FJALA:

Përulem para banorëve të Krujës për mbështetjen e madhe tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada, është një krenari e madhe. I nderuar nënkryetar i PD-së Bylykbashi, të nderuar kryetarë të PD dhe PL Xhevahir dhe Bakiu, të dashur miqtë e mi Ylli Lamja, Xhixha, kënaqësi që jeni mes nesh. I dashur kryetar i ardhshëm i bashkisë Krujë Loka. Vij këtu me nder të veçantë, paraqes para jush Agron Lokën, të këtij qyteti që qëndron në kreshtën e historisë sonë kombëtare. Kruja frymëzon qytetarët me qëndresë, çdo shqiptar për shpirt të pamposhtur dhe fitore. Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, që i dhatë besimin, që ju e miratuat, për kryetar të ardhsëm të bashkisë. Së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë, pas 32 vitesh janë kanidatët e qytetarëve. Ato zgjedhje që i quajtëm Primare nuk ishin të përsosura, po shumë herë më mirë që mblidhemi sot para një kandidati tuaj se sa një kandidati tim, kjo është demokracia. Në këtë mënyrë ne gjithashtu, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti, njeriu që votojmë ta dijë që është me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe do mbetet një shërbëtor i përkushtuar. Loka do jua kthej besimin me përkushtimin në shërbime, menaxhim, vizione për Krujën. Ju garantoj se Loka do bëjë gjithçka që çdo qindrakë e taksave tuaja, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujsës. Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale. Pra të votojmë ndryshimin në mënyrë që duke firmosur ndryshimin më 14 maj firmosim ndryshimin e jetës sonë. Miqte e mi, 14 maji është ditë zgjedhjeve qeveritarëve vendorë, po e vërteta është që nga 92 këto ajnë zgjedhjet më të rëndësishme që Shqipëria ka patur, zgjedhjet e jetës sonë, ftohemi em votën tonë në një mision historik, përmbysjen e monizmit që sundon sot në Shqipëri. Krua ka patur qëndresën antikomuniste një akt të shkëlqyër. Ndër të parët që e përmbsën ishin krutanët. Pas 30 vitesh, njësoj siç e ka thënë dhe Regan demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. U vendos një monizëm i bazuar në krimin vjedhjen dhe drogën të gjitha pushtetet janë në dorëne një njeriu, kontrollon 10% më shumë se Ramiz Alia, sot ky despot që nuk njeh ligj, ky njeh thjesht dëshirat mendimet e tij. Sot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor, drejtësionë, presidencën.

TRENDING

Exit mobile version