Connect with us

Politike

Berisha: Me Edi Ramën s’ka BE, të hapen negociatat

Published

on

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Edi Rama ka zhvilluar një takim vite më parë me zyrtarin e BE-së, të cilit i kërkoi që të shtyhen negociatat që të mos kuptohet se vjen nga qeveria e Berishës. Ky i fundit tha para gazetarëve se Rama ka 9 vite në pushtet dhe nuk ka bërë ende asgjë për të anëtarësuar vendin në BE.

‘I bëj thirrje BE që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Le të më thotë një shqiptar se cfarë ka bërë Rama 9 vite për t’u anëtarësuar. Unë dua t’i pyes, me Ramën sa më gjatë të shkojë ky problem, aq më poshtë do të bien standartet e lirsë së këtij vendi. Hap kapitullin e pastaj thua se këtu do jesh, po 9 vite kontribut i vetëm i Ramës është largimi i negociatave vit për vit. Hapat për integrim janë të qeverisë së mëparshme. Ju rikujtoj se ai në një nga udhëtimet , pasi i fitoi zgjedhjet shkoi në Angli dhe i kërkoi takim kujt do thoni ju? I kërkoi takim drejtorit të Ballkanit, ai iu përgjigj Zoti kryeministër unë s’ju pres dot, nuk më lejon protokolli, ju pret ministri. Këtu ka dëshmitarë, drejtori shkoi në hotel. Cili ishte subjekti i takimit, na e shtyni statutin e kandidatit për shkak se i takon qeverisë së Berishës. Diplomati britanik na ka treguar detajet e takimit. Ky njeri ka shkatërruar standartet që janë ndërtuar. 

Ai sulmon SPAK se e di që po i del e vërteta, ka mashtruar dhe lobuar në mënyrë më korruptive. Ai kërkon gjykatësve dhe prokurorëve që të faktojnë shpifjet që ka bërë ndaj meje. Më thoni ju se cili vend që pretendon të hapë negociatat ka zbritur në pikiatë me 30 vende për lirinë e mediave. ‘- tha Berisha.

Politike

Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, çfarë pritet të ndodhë?

Published

on

By

Ashtu siç edhe pritej duke parë zhvillimet e fundit politike gjatë javës që lamë pas, ka qenë edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës, pa asnjë emër.

Edhe në seancën plenare të ditës së sotme, mbledhja e parlamentit ka zgjatur vetëm 3 minuta, duke u djegur në këtë mënyrë edhe raundi i dytë për zgjedhjet e Presidentit të ri të Republikës.

Javën e kaluar takimin mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Enkelejd Alibeaj, të cilët u duku sikur arritën një takim në takimin e kryetarëve të ditëve të ngjajshme, ku ju la të drejtën e njerëzve që në raundin. e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president.

Por kjo ditë nuk zgjat më shumë se 24 orë, pasi e premton PD-në dhe tërhoq nga marrëveshja, pasi sipas saj PS duhet të zgjedhë një nga kandidatët që bëjnë të propozojë PD, ndërsa Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante. vetëm firmat e o vendosurs.

Ndërkohë që sipas saj është bërë edhe nga Balla në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit, mazhoranca do ta lërë përsëri në dorë të vendimeve të emrit, më pas do të votojë vetëm në raundin e katër.

parashikon Kushtetuta për çfarë zgjedhjen e Presidentit

Duke ju referuar ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2008-të, parashikohet që në vitin 2008-të, parashikohet që në vitin 2008 e para Presidentit të republikës të zgjidhet me jo më pak se 84 vota, në mënyrë që të prodhojë një president konsensual, që ndërkohë në raundin e katërt dhe të pestë të zgjidhet me 71 vota.

Duka pjesë e ndryshimeve aktuale politike, është e qartë se do të flitet për një emër të ri të republikës në raundin e katërt Presidentit, i cili nuk është ende i vendosur se kur do të jetë në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërkohë që pritet që raundi i tretë të tretë në 30 maj.

Continue Reading

Politike

‘Një i vdekur në krahë’, Rama replika të forta ndaj Leskajt

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer kundër deputetit të PD-së, Bujar Leskajt.

Ai tha se ka në krah ka një të vdekur, duke shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Po të jetë puna për mua, për ne, ti duhesh dekoruar, bashkë me ata që e mbajnë atë flamur. Por meqë del këtu dhe bën atdhetarin, ajo është me pasoja të jashtëzakonshme, jo vetëm për PD, por për të gjithë shoqërinë tonë. Kjo teoria e antikomunizmit, është tallje dhe farsë. Minimumi ai zotëria që iku, duhet të kujtohet se në këtë sallë, vetëm një nga qenë sekretar i Enver Hoxhës, i Partisë Komuniste, ku ti dhe i vdekur e do, se s’të ndahet shpirti nga ai. Ça poezie më reciton mua ti. mban të vdekurin në krah, s’të vjen zor. Ty do të ndjekë këmba këmbës hija e atyre të vdekurve. Je një hipokrit. Do ngrihesha unë ata që kanë vdekur dhe Leskan, se na i kujton dhe shyqyr që e kemi gjallë.”, tha Rama.
Continue Reading

Politike

Spaho debat me Ramën: Atë që luftonte imperializmin e ke pasur në shtëpi

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho teksa po fliste për marrëveshjen për parkun e Butrintit, u kap me kryeministrin Rama. Pasi la foltoren, demokrati iu drejtua vendit të tij, ndërsa në distancë replikoi me Ramën.

Spaho dëgjohet teksa i ka kërkuar Ramës që të heshtë.

“Atë që luftonte imperializmi e ke pasur në shtëpi. Ai të ka edukuar. Mos fol! Qepe! Mbylle”, dëgjohet Spaho. Ndërkohë kryeministri Rama ia ka bërë me dorë që të ulet.

Continue Reading

Politike

‘Parodi’/ Tabaku–Ramës: Mbron çdo gjë të korruptuar

Published

on

By

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit mbron çdo gjë që ka lidhje me korrupsionin.

Tabaku ka kërkuar që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për investimet strategjike për të parë lidhjet që kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.

Tabaku: Problem kanë më të shkuarën në këtë parlament. Unë flas për të ardhmen këta flasin për të shkuarën.  Si ka mundësi që çdo që është e korruptuar del e mbron. Nuk kam problem asnjë gjë me të bukurën se gjithë po kënaqemi me shfaqjet në teatrin kombëtar. Kjo është parodi. Foli për çdo gjë por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije Komisionin e Posaçëm për investimet strategjike, mos e pengo dhe aty do shohësh se çfarë lidhjesh kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.

Continue Reading

Politike

Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin, nuk dinë kujt t’i shkojnë nga mbrapa…

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka pasur debate me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit e ka akuzuar për faktin se përse qeveria nuk ka bërë Stadiumin ‘Qemal Stafa’ dhe Teatrin siç ishte për të mos humbur identitetin. Përgjigja e Ramës erdhi duke ia kujtuar situiatën e brendshme në PD.

“Pse s’u rindërtua Teatri, stadiumi, siç ishte”, tha Tabaku.

“Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Ëembly-n sic ishte, ju s’po bëni dot PD siç ishte, dhe s’keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, s’do bëni dot. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve dhe turp t’i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh.”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING