Politike

Berisha në ‘arrest shtëpie’/ Këlliçi: Vendim i dirigjuar nga kryeministri Rama

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për protestën e sotme që do të zhvillohet në orën 17:30 në rrugicën ku banon kryedemokrati Sali Berisha.

I ftuar në SYRI TV, Këlliçi theksoi se kjo protestë e tretë është në vazhdën e reagimit qytetar në solidaritet me kryetarin e opozitës Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie pas një vendimi politik të gjyqësorit të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

Këlliçi: Do ketë sërish një solidaritet të treguar nga qytetarët e Tiranës, ku prej 4 ditësh kryetari i opozitës, në një rast të paprecendet për vend anëtar të NATO-së ndodhet në arrest shtëpie, në një gjyq të montuar tërësisht politikisht në një gjyq i cili vetëm standarde të një drejtësi normale të shtetit të së drejtës nuk ka, në një gjyq të dirigjuar nga qeveria nga kryeministri dhe në një proces në të cilin për herë të parë, ku në këtë rast është ish-kryeministri i vendit, ish-presidenti Sali Berisha dhe njëkohësisht kryetari i opozitës, në tre vite hetim nuk thirret asnjëherë për tu pyetur për çështjen. Edhe i afërmi i tij, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, zoti Jamarbër Malltezi, në po tre vite nuk është thirrur një herë për tu pyetur dhe i vetmi faj që ka është se është dhëndri i Sali Berishës.

Sot do të kemi një protestë të dytë kjo pas asaj të djeshmes, ku në orët e para të mëngjesit edhe pse është fillim viti, me qindra qytetarë kanë dalë në shenjë solidarizimi me ndalimin e paligjshëm të kryetarit të opozitës, Doktor Berishës dhe është në vazhdën e një proteste që është zhvilluar në datën 1 janar ku të rinjtë e FRPD-së kanë protestuar dhe për të dhënë mesazhin e solidaritetit dhe qëndresës duke shënjuar edhe reagimin e parë qytetar dhe rinor për këtë akt të paprecedent për vendin tonë dhe për rajonin.

TRENDING

Exit mobile version