Politike

Berisha nën hetim prej 3 vitesh/ Gjokutaj hedh akuza ndaj Ramës: Merr vendimet…

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë nën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”. Megjithëse nuk janë të akuzuar, hetimet ndaj tyre vazhdojnë prej rreth tre vitesh.

Në përfundim të seancës së sotme të GJKKO, e cila la në fuqi masën ndaj Berishës, gazetarja Klodiana Lala pyeti avokatin e tij, Genc Gjokutaj nëse kishte informacion nga Prokuroria se kur do të përfundojnë hetimet.

“Se kur do të përfundojnë as prokurorët nuk e dinë vetë sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai është personi që do të caktojë fundin e hetimeve dhe këtë ua them shumë seriozisht. Nëse bini në kontakt mos i shqetësoni kot se nuk kanë dijeni”, u përgjigj Gjokutaj.

TRENDING

Exit mobile version