Politike

Berisha nga ballkoni: Mos u mërzisni! Veliajn e rrëzojmë të premten tjetër, pastaj bëjmë qeveri teknike

Sali Berisha, në fjalën e përnatshme që ka mbajtur para të njëjtës trupë militantësh, ka ngushëlluar ata për dështimin e së premtes së shkuar.

Pjesëmarrja e pakët në tubim, sipas Berishës nuk është problem, sepse siç tha ai, do ta rrëzojmë Erion Veliajn të premten që vjen, e më pas do të ngrenë një qeveri teknike.

Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.

Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.

Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë.

Betejën për qeverinë teknike.

Betejën për zgjedhje të lira.

Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

TRENDING

Exit mobile version