Politike

Berisha nga Shkodra: Qeveria ka qëllim armiqësor

Berisha akuzon qeverinë nga Shkodra: Duan të vjedhin, kanë qëllim armiqësor! Mbrëmë hapën tunelet e Komanit

Kryetari i PD Sali Berisha ka udhëtuar drejt fshatit Kuç për të parë nga afër zonat e përmbytura në Shkodër. Teksa fliste para banorëve, thotë se kanë hapur tunelet e Komanit gjatë natës dhe akuzon qeverinë për vjedhje.

“Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2000m3/s dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë plotësisht të parashikuara. Vjedhja jua ka bllokuar mendjen por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e Veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se e kanë mendjen të shfrytëzojnë energji. Sot janë mbi 2500 ha të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës dhe ka kërcënime serioze. Këto janë nga skema e vjedhjes se qeveritarëve që nuk kanë kufi në asgjë.

Zonja dilte e tmerronte qytetarët se dimrin po e kalonte keq. Për ata që donin të vidhnin për të gjobitur 60% të popullatës, qielli duhet të ishte i thatë. Mbrëmë jam njoftuar vonë se hapën tunelin. Sot po shesin energji me çmim 4 herë më të ulët se atë që blejnë. Janë verbuar e tërbuar. Qeveria ka qëllim armiqësor të hapur me Shkodrën”, tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version