Politike

Berisha përmbys paktin e Bardhit me mazhorancën: Beteja deri në përmbysjen e Ramës

“Nga e premtja nis beteja për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës”.

Kështu u shpreh Sali Berisha, para mbështetësve të tij, duke njoftuar mbështetjen ndaj Aleancës për Teatrin, e cila do të protestojë para bashkisë së Tiranës ditën e premte.

“Ditën e premte në ora 11:00, çdo opozitare dhe opozitar e ftoj t’i përgjigjet thirrjes së Aleancës për Teatrin, aleancës më të pamposhtur që ka njohur vendi dhe ndoshta Europa, në betejë fitimtare.

Fitorja e opozitës, fitorja e qytetarëve të Tiranës fillon të premten në orën 11:00 tek Bashkia e Tiranës. Ndaj le të nisim ne betejën e fitores”, u shpreh Berisha

TRENDING

Exit mobile version