Politike

Berisha: PS më ‘e fortë’ se ne në FB, Insta dhe Tik Tok

Partia Demokratike nuk është dominante në rrjetet sociale. Këtë e pohoi ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të Tiranës. Ai u shpreh se Partia Socialiste është më dominante në këtë fushë, pasi përdor armën e fuqishme të rrjeteve sociale. Berisha sugjeroi se secili anëtar i opozitës të jetë më i angazhuar në këto rrjete pasi po përdoren masivisht nga personat mbi 45-vjeç.

‘Një armë shumë e fuqishme që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok. Ne sot, partia në pushtet na dominon, ato kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne. Por ata nuk kanë një gje, nuk kanë interesin e publikut, ne e kemi 2 herë më të lartë. Sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa. Ato janë ndër 45 vjec, mjeti kryesor i komunikimit.‘- tha Berisha, duke shtuar: Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”.

TRENDING

Exit mobile version