Politike

Berisha: Rama iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama, një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat, bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij.

Sipas tij, ai fluturoi në Londër dhe i kërkoi ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore dhe i kërkoi një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës.

Gjithashtu, Berisha tha se lajmi i mirë për muajin dhjetor të vitit të kaluar uk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve, por pesë kushte e vendosura nga BE.

BerishaNjë nderim të veçantë kam për oratorët, që nga kjo tribunë e parlamentit të lirë, me guxim, shpërndajnë mesazhe shprese, mesazhe optimizmi, por dhe denoncojnë në të gjitha aspektet anët e saj, të keqen e madhe që ka kapluar sot Shqiërinë. Diktaturën e Edi Ramës, të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, me vjedhjen e qeveritarëve, me drogën. Të bazuar në tiraninë e varfërisë, që bëhet çdo ditë e më e rëndë, më e madhe, për qytetarët shqiptarë. Kjo rrugë dhe ju misionarët e saj, me armën e të vërtetës, po zgjoni te mbarë shqiptarët, guximin, vendosmërinë për të mbrojtur kauzën e drejtë, kauzën e lirisë, kauzën e dinjitetit, kauzën e vlerave të një shoqërie të lirë, pa të cilën nuk ka zhvillim, nuk ka begatim, nuk ka të ardhme. Pa të cilën nuk ka integrim në Europë, si e ardhmja më e mirë e kombit shqiptar. Miqtë e mi, po të kthehemi pas, vetëm një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat. Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeministër mund të bëjë. Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airways, fluturoi në Londër. Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore. Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadorit: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeministër. Por unë do vij në hotel ta takoj kryeministrin tuaj. Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës.

Nga ajo ditë, të dashur miq, nga dhënia e statusit të kandidatit, integrimi në BE u bë një horizont i pakapshëm, një horizont që largohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët. Ju jeni dëshmitarë se si në tetor, përfaqësuesi i BE, u tha shqiptarëve se në dhjetor do keni një lajm të madh. Por lajmi i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve përkundrazi ishin pesë kushte, sepse Edi Rama brenda tre muajve, i dha breshëri goditjesh të reja demokracisë shqiptare. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë parim, nuk ka asnjë vlerë, nuk ka asnjë ideal, përveç pushtetit dhe vjedhjeve të tij, përveç pasurimit të tij të paligjshëm, përveç përqendrimit në duart e tij të të gjitha pushteteve. Kontrollit të plotë dhe total të drejtësisë. Favorizimit dhe mbrojtjes së bandave dhe krimit. Të gjitha këto bashkë me zgjedhjet e majit, e nxorën Shqipërinë përsëri jashtë procesit të integrimit. Miqtë e mi, në një vend ku të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, në atë vend të gjitha fatkeqësitë e mëdha vijnë nga ai njeri. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb, nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend, sesa përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili ka vetëm një emër: diktator, diktator, diktator! Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar, të marrë kthesën, kthesën e historisë. Kthesën për t’u vërsulur kundër diktaturës së re, e cila provohet në shumë aspekte si diktatura më shfarosëse ndaj shqiptarëve.

TRENDING

Exit mobile version