Politike

Berisha: SHBA dhe FBI të hetojnë Ramën dhe Yuri Kim

Sali Berisha ka vijuar me akuza të rënda kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas Berishës, Rama u thoshte biznesmenëve shqiptarë që i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Esobar, i kishte dorëzuar atij një liste të binzesmenëve që do i sanksiononte. Këtë listë, sipas tij ua ka dhënë Lulzim Basha, për të sanksionuar biznesmenët që mbështesin ‘Foltoren’.

Berisha shton se SHBA dhe FBI duhet të hetojë Ramën dhe ambasadoren Yuri Kim.

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë. Sot ushton skema e tij e gjobvënies. Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies.

Të hetojnë dhe rolin e Yuri Kim në këtë skemë. Konkretisht unë ju them kaq EdI Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta.

Yuri Kim, thërriste një nga një biznesmenët në zyrë ‘Pse financoni Foltoren, se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mars Rosini dhe McGonigal gjobat?

Pra kjo ishte një skemë në të cilën, kjo ishte një skemë që Edi Rama po fuste në dorë në skllavërim të plotë biznesmenë me lista kësaj radhe, të dorëzuara nga Lulzim Basha.

A mundet një mendje njerëzore, por të mos ishte McGonigal, nuk ishte asnjë të drejtë për të bërë një lidhje para jush, por duhet të jesh naiv të mos e bësh këtë lidhje, i bëj thirrje SHBA, FBI, DASH, a ju kujtohet kur në TV shqiptare flisnin për 150 të sanksionuar, po çfarë ishte kjo, ishte bëhu klientë të McGonigal për ndryshe jeni të sanksionuar”, tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version