Politike

Berisha thirrje studentëve: Historia ka provuar që protestat tuaja kanë qenë vdekjeprurëse për çdo diktaturë

“Miqtë e mi! Ju jeni heronj të vërtetë. Ju përballeni me presione të jashtëzakonshme, ju përballeni me propagandën e mashtrimit të Edi Ramës, me lakenjtë e tij, por përsëri ju jeni në këmbë, jeni të vendosur që Shqipëria të ngrihet në këmbë. Përsëri ju jeni të vendosur tu dilni zot idealeve tuaja, tu dilni atyre parimeve që bëjnë të lirë çdo vend, që bëjnë dinjitoz çdo komb dhe vend. Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar; të mendojnë një herë së bashku vetëm për një moment Shqipërinë. A e meriton ky vend të humbasë rininë e tij. A e meriton ky vend të humbasë të ardhmen e tij. A e meriton ky vend të shndërrohet në arenë krimi dhe korrupsioni. Sa lumenj gjaku, sakrificash, djerse, mundi janë derdhu nga paraardhësit tanë për të mbajtur Shqipërinë, dheun e shqiptarëve. Kurse sot para syve tonë vendi rrokulliset ço ditë.

Ne nuk kishim një rrugë të lehtë, por ndryshimi dramatik, rrokullisja dramatike e 10 viteve të fundit, bën përgjegjës para së gjithash një njeri, një albanofob, një armik të shqiptarëve, kryehajdut të kombit, bën përgjegjës Edi Ramën. Një thirrje të veçantë kam për studentet dhe studentët. Sot është një moment historik për ju. Askush më shumë se ju nuk mund në këtë mision të bëjë më shumë në shpëtimin e Shqipërisë. Mos harroni se në mbarë Europën, pavarësisht nga jeta e përditshme, por jeni studentët më të parespektuar, jeni studentët më të përçmuar, jeni studentët të ngarkuar me tarifat më të larta, jeni studentët me qiratë më të larta, jeni studentët në fakt më të papërfillur. Atëherë, çfarë pritet më. A nuk është ku momenti ti dilni zot vetes tuaj, ti dilni zot universiteteve tuaja, ti dilni zot vendit tuaj. Historia ka provuar, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe në vende të tjera, studentët, protesta e tyre ka qenë vdekjeprurëse për çdo diktaturë.

Ndaj dhe ngrihuni edhe njëherë, së bashku të përmbysim narkoshtetin, të përballemi me këtë të keqe të madhe, që kërkon një Shqipëri pa opozitë. Që kërkon një Shqipëri me njerëz pa dinjitet. Që kërkon një Shqipëri që braktiset çdo ditë, nga bijat dhe bijtë e tij. Edhe njëherë ju falënderoj shumë. Me shumë mirënjohje ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, me bindjen e plotë se fitorja është e afërt. Me guximin tonë ne do të përmbysim diktaturën e re. Regjimi i narkoshtetit nuk mund të na mposhtë ne kurrë. Së fundi mesazhi nga rruga e shpresës, rruga e dritës për sarajet e Surrelit, sarajet e hajnisë, sarajet e errësirës. Edi Rama je strukur atje, i frikësuar gjer në palcë, i frikësuar nga opozita, i frikësuar nga rruga e shpresës, i frikësuar nga Sali Berisha sepse je i sigurtë se të ardhme nuk ke. Asgjë nuk të shpëton ty nga verdikti i shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë populli opozitar, rroftë Shqipëria,” tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version