Politike

Berisha thirrje Veliajt: Jep dorëheqjen, e ke vendin në shtyllën e turpit kombëtar

Nga ballkoni I banesës ku ndodhet në „arrest shtëpie”, kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të jap dorëheqjen para se të ndodh protesta e radhës.

Ndërsa falenderoi pjesëmarrësit në protest, Berisha tha se Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit, pasi me veprimet e tij ka vjedhur dhe poshtëruar shqiptarët.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme, urimet më të mira këtë natë të shenjtë, natë përcaktimi, Natën e Kadrit, për ju të gjithë besimtarët shqiptarë.
Të falenderojmë Zotin, i cili është i vetëm dhe meriton të gjithë adhurimin tonë.

Unë gjithashtu dua t’u falenderoj me mirënjohje ju dhe ata qindra e qindra qytetarë që sot lanë çdo gjë për misionin e tyre, betejën kundër njërit prej figurave më të shpifura, më të neveritshme, më pa moral njerëzor.
Njërin prej të hajdutëve më të mëdhenj apo hajdutin më të madh pas Edi Ramës, që e ka emrin Erion Veliaj.
Protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie.

Ishte një akt madhor qytetarie, me të cilin dëshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe të papara të Erion Velisë dhe bandës së tij nuk mund të pranohen dhe nuk do pranohen kurrë nga ju.
Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit kombëtar!

Jo në zyrën e qytetarit të parë të Tiranës.
Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër.

Mos e prit protestën tjetër sepse Erion, ti me qëndrimet e tua, ke vjedhur dhe poshtëruar qytetarët e kryeqytetit të kombit sa asnjë pushtues, sa asnjë qeveritar në historinë e këtij qyteti”, tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version