Politike

Berisha: Veliaj me Ramën zhdukën 130 mln eurot e djegësit!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza mbrëmjen e sotme drejt kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama se zhdukën 130 milionë euro me aferën e inceneratorit.

Në fjalën e tyre në tubimin qytetar, Berisha e ka quajtur Veliajn një hajdut i shpifur, teksa shprehet se ky i fundit mbrohet nga Dumani.

‘Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e plotë:

 Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë.

Erion, nuk e meriton të quhesh Erion, por prapë nuk po e lëshoj gojën.

Ti nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok.

A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan?

Erion, meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time.

Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, situacionet, ecurinë e ndërtimit.

Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot.

Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës.

Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty.

TRENDING

Exit mobile version