Politike

‘Besim në luftë…’/ Protestë në Himarë, Beleri reagon nga burgu

Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë Fredi Beleri, ka reaguar pas protestës për lirimin e tij, që u zhvillua në Himarë, me iniciativën e organizatës “OMONIA”.

Në reagimin e tij Beleri thekson se është i vendosur t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se nuk do të heqë dorë nga betimi i tij si kryetar.

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të qëndroj këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, ka deklaruar Beleri.

TRENDING

Exit mobile version