Aktualitet

Besohet se është shqiptari, BBC: Policia britanike kërkon ndihmë për të identifikuar këtë burrë

Detektivët kanë publikuar një imazh elektronik të një burri që nuk kanë mundur ta identifikojnë pesë muaj pasi ai vdiq në Londrën perëndimore. Mjekët e ndihmës e gjetën burrin, që besohet të jetë shqiptar, në Sixth Avenue, Queen’s Park, në orën 02:40 më 6 tetor të vitit të shkuar, shkruan BBC.

Ai u dërgua në spital ku vdiq 10 ditë më vonë. Policia shtoi se vdekja e burrit nuk po trajtohej si e dyshimtë dhe kanë lëshuar e-fit me shpresën se familja e tij do të interesohet për të kryer ritet e fundit. Policia ka nxjerrë edhe një imazh të një tatuazhi në krahun e tij të majtë.

Det Sgt Julia Morrow shpjegoi se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin burrin duke ecur përgjatë rrugës, kur u rrëzua. Policia shtoi: “Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë njeriun, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai.

“Ne po punojmë me mjekun ligjor për të identifikuar të afërmit e tij të afërt dhe po nxjerrim një imazh të një tatuazhi që burri kishte në bicepin e tij të brendshëm të majtë me shpresën se dikush mund ta njohë atë dhe të dalë përpara.”

 

Policia tha se burri kishte veshur vetëm me pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale. Në pamje, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën forca besonte se ishte shqip. Ai përshkruhet si i bardhë, i moshës 40-vjeçare, me trup të hollë.

 

TRENDING

Exit mobile version