Bota

Betejë ‘e ashpër’ në lindje të Ukrainës, vriten 9 persona

 Lufta e rusëve është zhvendosur në lindje të Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se 9 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin lindor, Lyman. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të Donetsk, Pavlo Krylenko, përmes një postimi në Telegram.

“Rusët vranë dhjetë banorë të rajonit të Donetsk gjatë 8 qershorit, duke përfshirë nëntë njerëz në Lyman dhe një në Avdiivka. 13 persona të tjerë janë plagosur”, tha Kyrylenko në një përditësim të Telegramit të dielën.

Sakaq, ukrainasit po përpiqen të rimarin Bakhmutin. Mbrojtja ukrainase brenda dhe rreth qytetit lindor të Bakhmutit po shtypet nga një kombinim i artilerisë intensive dhe sulmesh ajrore dhe një angazhim i forcave tokësore ruse.

TRENDING

Exit mobile version