Pinknews

Beyonce bën realitet ëndrrën e një çifti

Beyonce i dha një çifti një nga netët më të paharrueshme të jetës së tyre gjatë turneut botëror “Renaissance” në Këln të Gjermanisë.

Ndërsa performonte, këngëtarja vuri re një shenjë në turmë, e cila po mbahej nga një çift, i cili iu lut ‘Queen B’ të bënte zbulimin e gjinisë së tyre live në skenë.“Dua ta bëj siç duhet, sepse që në fillim të spektaklit kam parë këtë shenjë që thotë: “Zbuloje gjininë e fëmijës tim”.Siç dëshmohet nga klipi prej 30 sekondash, këngëtares i dorëzohet letra nga një prej balerinëve të saj.Ndërsa turma mbante frymën, ikona e muzikës hapi letrën dhe ndaloi pak me një buzëqeshje në fytyrë para se të thoshte: “Vajzë”.

TRENDING

Exit mobile version