Kosova

Biden i ngopur me Albin Kurtin/ Ja çfarë deklaroi profesori amerikan

Profesori i Universitetit ‘John Hopkins’, Edward Joseph, theksoi se administrata e presidentit amerikan Joe Biden është ngopur me kryeministrin Albin Kurti dhe se pas “fiaskos” së tij me anulimin e dinarit, Uashingtoni po lavdëron edhe një herë presidentin serb Aleksandçr Vuçiç.

Jozeph, në rrjetin social “X” ka renditur një sërë ngjarjesh që i kanë paraprirë këtij qëndrimi të SHBA-ve.

Ai ka kujtuar se në maj të vitit të kaluar Kurti me dhunë kishte emëruar kryetarë komunash në very dhe paskësaj serbët sulmuan KFOR-in, duke plagosur dhjetëra ushtarë. Dy javë më vonë, njësitë speciale serbe rrëmbyen tre policë të Kosovës në shkelje të pacipë të Marrëveshjes së Kumanovës.

Ai më pas theksoi se më 14 shtator, Josep Borrell e fajësoi Kurtin për dështimin e negociatave të Brukselit, pavarësisht, siç tha ai, anulimit të përsëritur dhe të hapur të Marrëveshjes së Ohrit nga Beogradi, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës.

Rezultati, tregoi profesori i njohur, ishte se dhjetë ditë më vonë, “milicia serbe e armatosur rëndë lëvizi në Banjskë, duke shkaktuar një konfrontim fatal”.

Ai rikujtoi gjithashtu se më 17 dhjetor në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat, u kritikuan ashpër nga opozita, vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Po cili ishte reagimi I ambasadës Amerikane në Beograd?

“Ne presim bashkëpunim me qeverinë e re”. Vuçiq, Brnabiç falënderojnë Rusinë dhe, me ambasadorin rus, fajësojnë SHBA-në për protestat zgjedhore. Të fokusuar në pasojat e zgjedhjeve, Vuçiç heq kundërshtimin për targat e Kosovës”, ka shkruar Joseph.

Këtë vit, më 14 shkurt, vazhdoi profesori, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit bëri “kërcënim” të hapur që të mos e trajtojë më Kosovën si partnered he sipas tij, më 15 shkurt O’brien ka konfirmuar “partneritetin strategjik” me Serbinë.

“Amerikanët nuk e kuptojnë sinjalin e frikës dhe dobësisë që po çojnë në Beograd. Vuçiç do t’i hedhë poshtë paralajmërimet “prapa skene”, edhe nëse ato bëhen. Polemikat zgjedhore do i bëjnë polemikat e Kosovës edhe më tërheqëse”  – ka përfunduar Joseph.

TRENDING

Exit mobile version