Kosova

Biden letër për Kosovën/ Analisti: Po bëhen gati skicat për luftë

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në Amerikë dhe pritshmëritë e Kosovës nga SHBA-ja.

Maxharraj tha se, me zghedhjen e Joe president i SHBA-së, pritshmerite ishin të mëdha, kjo kishte lidhje emocionale mes Biden dhe Kosovës.

Profesori tha se, Bideni si mik i madh i Kosovës, ishte aktiv në ekipin e Bill Klintonit për çlirimin e Kosovës, por edhe lidhjet emocionale të tij, pasi djali i tij shërbeu në Kosovë pas luftës, i cili u sëmur dhe vdiq nga kanceri, ndërsa në Kosovë nuk është harruar, dhe është përkujtuar me përmendore dhe emrin e një rruge.

“Me ardhjen e presidentin Joe Biden, Kosova priste që të përfundonte zgjedhja e çështjes së veriut të Kosovës, e krijuar artificialisht nga Serbia e cila që pas luftës dominon atë pjesë përmes kriminelëve dhe bandave të Vuçiçit. Në këtë drejtim administrata e Joe Bidenit u tregua më tepër e angazhuar se si Serbia të futej në kampin e Perëndimit se sa t’i kushtonte më shumë kujdes zgjedhjes së çështjes së Kosovës, teksa në Prishtin u dërgua emisari Gabriel Escobari, kurse ambasadori Hill në Serbi” – kujton  Maxharraj, duke shtuar se me këta të dy, çështja e Kosovës u ngatërrua edhe më shumë.

“Escobar dhe Hill sillen sikur te jenë proserb, duke mos e zgjidhur sic duhet çështjen e veriut, bile ata në këtë drejtim, bashkëpunuan ngushtë me emisarët evropian, Borell dhe Lajçak, të ardhur nga vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Madje këta në dialogun Kosovë-Serbi sikur e harruan kërkesën e Joe Bidenit që duhet të arrihet një marrëveshje me qendër njohjen e Kosovës” – theksoi profesori duke vlerësuar se qëllimisht është lënë anash nga emisarët njohja de juro e Kosovës në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

“Çudia më e madhe ishte se këta masakrues në dialog nuk insitonin që marrëveshjet të nënshkruhen nga palët, për çka insiston edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi pa firmë e vulë këto marrëveshje janë të pavlera dhe ndërkombëtarisht të papranueshme, sepse marrëveshjet nuk lihet në panënshkruara në besim me të pabesin Aleksandër Vuçiç” – ka theksuar Maxharraj, sipas të cilit, prandaj çështja e Kosovës nuk është dashur të lihet në duart e Serbisë

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk u bë gjatë mandatit të Joe Bidenit për të cilën Kosova pati pritshmeri të mëdha, dhe kjo është e tmerrshme, sepse nëse vjen në pushtet Donalt Trump, Kosovën nuk e presin ditë të mira, pasi në pushtet vijnë miqtë e Serbisë të cilët qysh tani po i bëjnë sakica për t’i rënë Kosovës” – potencoi profesori Binak Maxharraj.

TRENDING

Exit mobile version