Connect with us

Kronike

Bien nga lartësia dy turistë, ndërhyn policia me helikopter

Published

on

Pasditen e së shtunës, dy turistë kanë rënë nga lartësia ndërsa eksploronin natyrën. Siç bëhet e ditur, D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç u rrëzuan në një zonë me terren shumë të vështirë dhe për shpëtimin e tyre u angazhua edhe një helikopter.

Punën për nxjerrjen e turistëve e organizuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Pas ndërhyrjes, së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 personave të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

https://fb.watch/dKQOm1MQXK/

 

 

 

Kronike

Vrasja e Xhuvanit, arrestohet zv.drejtori i policisë

Published

on

By

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga struktura e Armatosur e PD, arrestohen 2 zv.drejtorë të policisë dhe pezullohen 6 të tjerë.

“Elbasan -Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

– A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

– D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronike

Aksident i trefishtë, dy persona në gjendje të rëndë

Published

on

By

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident është përfshirë dhe një furgon mallrash, i cili pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.

Continue Reading

Kronike

‘Plumbi i artë’, burgosen tetë miqtë e Nuredin Dumanit

Published

on

By

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për miqtë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg shtetasit Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra, të cilët u arrestuan pasi Nuredin Dumani u bë i penduar i drejtësisë dhe iu nxori emrat.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.
2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.
3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

Continue Reading

Kronike

Tragjedi e radhës, një fëmijë mbytet në lumin Drini i Zi

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në në fshatin Potgorcë të Maqellarës. Bëhet e ditur se rreth orës 14.10, një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e lumit Drini i Zi ndërsa lahej.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se thuajse në të njëjtën orë, një tjetër tragjedi ka ndodhur në Berat. Nënë e bir kanë humbur jetën pasi automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin përfundoi në Osum.

Continue Reading

Kronike

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën nëna dhe fëmija

Published

on

By

Shtetësja K.XH., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Ajo ka qenë bashkë me fëmijë e saj 6 vjeç në automjet. Për pasojë kanë humbur jetën nëna dhe fëmija gjashtë vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi-Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LAJMI NE PERDITESIM

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë për NTV.AL se djali i mitur kishte vigon në dorë dhe dyshohet se kanë qenë në spital.

Sakaq, aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat. Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore makinat kanë përfunduar në lumin Osum.

LAJMI NE PERDITESIM

Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në aksidentin tragjik në Berat.

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, paso makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING