BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 107 milionë, ndërsa 2,365,922 njerëz kanë ndërruar jetë.
Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 83,979 persona, duke e çuar shifrën ne total 27,897,214 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,455 pacientë dhe shifra në total është 483,200 pacientë.
India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimeve totale edhe pse shifrat e ditëve të fundit janë në ulje. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 7,830 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,871,060 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 112 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 155,399.
Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.
Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 27,532 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,311,297 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 762 njerëz dhe numri në total është 63,979. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se të gjitha vaksinat e miratuara nga rregullatori i ilaçeve të BE-ja do të aplikohen në Gjermani, duke përfshirë ato ruse dhe kineze.