NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 20:45
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 20:45
NTV
No Result
View All Result
Home Kronike

Bilanci i kontrolleve të Policisë Rrugore të Lezhës, cilat janë shkeljet që janë konstatuar gjatë muajit janar

by Ballhysa
30/01/2021 , 12:21
Bilanci i kontrolleve të Policisë Rrugore të Lezhës, cilat janë shkeljet që janë konstatuar gjatë muajit janar
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Lezhës ka bërë bilancin e shkeljeve që janë kryer gjatë muajit janar nga drejtuesit e mjeteve.

Nga kontrollet me radar, drager dhe dron, janë arrestuar 20 drejtues mjetesh, 11 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur ndërsa 9 të tjerë drejtonin pa leje.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 193 leje drejtimi dhe janë vendosur 2460 masa administrative, 687 për tejkalim shpejtësie, 663 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 1110 për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Ndërkohë, është ndaluar një person, të cilit i ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Ndër të tjera, është bërë bllokimi i një mjeti që ishte shpallur në kërkim, pasi kishte masën e sekuestros preventive.

Policia ka bllokuar edhe 3 automjete që qarkullonin me targa të automjeteve të tjera.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e Lezhës vijon kontrollet me radar, drager dhe dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë muajit janar janë arrestuar 20 drejtues mjetesh: 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur (deri në masën 1.20 mg/l) dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 193 leje drejtimi dhe janë vendosur 2460 masa administrative, 687 për tejkalim shpejtësie, 663 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 1110 për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 17 shtetas.

Krahas punës së pandërprerë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq i ditëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. L., banues në Laç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

-Është bërë bllokimi i një mjeti që ishte shpallur në kërkim, pasi kishte masën e sekuestros preventive. -Është ndaluar një motoçikletë me përdorues shtetasin A. P., pasi ishte e shpallur në kërkim nga DVP Lezhë. Janë bllokuar 3 automjete që qarkullonin me targa të automjeteve të tjera. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, 3 drejtues mjetesh, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Tags: kontrrollekryesoreLezhepolicia e shtetit

Related Posts

Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg Mondi Kolila! Tubimi u filmua edhe nga ekstremisti grek i vrarë, Kacifa
Kronike

Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg Mondi Kolila! Tubimi u filmua edhe nga ekstremisti grek i vrarë, Kacifa

18/02/2021 , 14:57
Policia nuk e gjeti në banesë, 35-vjeçari me COVID në Fier gjobitet me 700 mijë lekë
Kronike

Policia nuk e gjeti në banesë, 35-vjeçari me COVID në Fier gjobitet me 700 mijë lekë

18/02/2021 , 14:53
Denoncuan kushtet tek Infektivi pasi iu vdiq i ati, nis hetimi ndaj mbesave të ish-deputetit të PD
Kronike

Denoncuan kushtet tek Infektivi pasi iu vdiq i ati, nis hetimi ndaj mbesave të ish-deputetit të PD

18/02/2021 , 14:43

Recent Posts

  • Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja
  • A do votojnë të infektuarit? Dy muaj para zgjedhjeve KQZ nuk ka asnjë plan për 35 mijë persona
  • Heronjtë e shtyllave/ Elektricistët që detyrohen të ecin në një metër dëborë
  • Pas skandalit në ‘Përputhen’, konkurrentes po i ndodh ajo që nuk e priste
  • Mulliri që bashkon njerëzit/ Në zonat e thella në Klos, atje ku fshatrat janë duke u zbrazur

Kategorite

  • Aktualitet (1,855)
  • Bota (1,840)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (115)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (286)
  • Kronike (614)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (596)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (113)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,147)
  • Politike (741)
  • Rajon (168)
  • REAGIM (113)
  • Shendeti (414)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (368)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!