Bota

Bilanci në Greqi – Mbi 1,240 të infektuar dhe 98 të vdekur

GREQI-Shifra e të infektuarve në Greqi është rritur. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv 1,240 persona nga ku 14 u zbuluan pas kontrolleve të personave që kanë hyrë në vend.

Ndërkohë, që kanë ndërruar jetë 98 pacientë dhe janë vendosur në intubim 550 persona. Mosha mesatare e personave të intubuar është 67 vjeç, 30.2% janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

Sakaq, që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 126,372 raste infektimi nga të cilët  52.5% janë burra dhe kanë ndërruar jetë 3785 pacientë 39.9% gra dhe pjesa tjetër burra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version