PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Sipas Telegraf, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.843 testim të kryera, kanë rezultuar pozitiv 368 persona. Ndërkohë, që kanë humbur jetën 4 njerëz dhe janë shëruar, 241 pacientë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste. Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste. Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.