04/06/2021 , 16:57

‘Birrë falas’, Joe Biden gjen mënyrën për të joshur amerikanët të vaksinohen

SHBA- Presidenti Joe Biden është në kërkim të stimujve të rinj për të nxitur njerëzit të vaksinohen. Mediat e huaja raportojnë se oferta e fundit e bërë nga  Biden është birra falas.

Biden njoftoi të mërkurën një “muaj veprimi” për të nxitur më shumë amerikanë që të vaksinohen para festës së 4 korrikut.. Ai po i afrohet qëllimit të tij për të bërë 70% të të rriturve të paktën pjesërisht të vaksinuar nga Dita e Pavarësisë.

“Sa më shumë njerëz të vaksinohemi, aq më shumë sukses do të kemi në luftën kundër këtij virusi,” -tha Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai parashikoi që me më shumë vaksinime, Amerika së shpejti do të përjetojë “një verë lirie, një verë gëzimi, një verë takimesh dhe festash. Një verë krejt amerikane. ”

Ndër  përpjekjet për të bindur njerëzit të vaksinohen është një dhuratë promovuese e njoftuar të mërkurën nga Anheuser-Busch, duke thënë se do të “blejë Amerikanëve 21+ një raund birrë” sapo të arrihet qëllimi i 70% i Biden.

Plani i Biden do të vazhdojë të përdorë partneritete të sektorit publik dhe privat, duke pasqyruar përpjekjen e “tërë qeverisë” që ai vendosi për t’i bërë më të disponueshme vaksinat pasi ai mori detyrën.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin