Kosova

Biserko ngjesh Vuçiçin në errësirë/ Ja çfarë bëri ajo për Danas  

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, tha për median opozitare serbe Danas se presidenti Vuçic është nën presion serioz kur bëhet fjalë për Banjskën dhe vjedhjen e zgjedhjeve, dhe të gjitha deklaratat e tij shërbejnë për të fshehur faktin se hapësira e tij për manovrim është jashtëzakonisht e ngushtë.

“Prioriteti i komunitetit politik perëndimor është Kosova, sepse është rrezik sigurie, siç shihet edhe nga reagimet e tyre. Në vend që të gjejë vendin e tij brenda komunitetit euroatlantik, që është zgjidhja më e mirë për Serbinë, Beogradi vazhdon të hezitojë dhe të humbasë hapin historik. Mund të ndodhë që Serbia të mbetet e izoluar dhe pa mbështetjen që ka pasur deri më tani – theksoi Biserko.

Raporti preliminar i Kosovës për sulmin në Banjskë është shumë i detajuar dhe shkatërrues për Serbinë, tha më tej Biserko – duke pasur parasysh se ajo nënkupton përfshirjen e shtetit serb dhe se formacioni paraushtarak ka vepruar sipas udhëzimeve të Beogradit.

“Fakti që Perëndimi e shtoi praninë ushtarake në rajon pas Banjskës dëshmon se ishte një ngjarje kthjelluese, e cila u pasua nga një qasje e re, më radikale ndaj Serbisë. Takimi i Vucic me perfaqesuesit e vendeve te QUINT-it  dy ditë më parë, pas të cilit nuk pati asnjë deklaratë të përbashkët, tregon se ai takim nuk ishte i këndshëm për presidentin serb, i cili ende pretendon se Banjska ishte “rezistenca e popullit serb” dhe se zgjedhjet e dhjetorit ishin “më të pastrat në histori” – theksoi Sonja Biserko

Sipas saj, futja e euros në veri të Kosovës mund të pritej, sepse është një hap tjetër në rrumbullakimin e sovranitetit të Kosovës.

“Kështu bëri dikur Mali i Zi për t’u mbrojtur nga Beogradi. Futja e euros është zgjidhje e favorshme edhe për serbët, sepse me futjen e transaksioneve të pagesave edhe në veri, ndihma e Beogradit do të ishte transparente dhe do të parandalohej manipulimi i Listës Serbe me ato mjete” – deklaroi kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

“Fakti që presidenti po bërtet dhe po shpall letra për vendet kryesore të botës, përfshirë Këshillin e Sigurimit – theksoi Biserko – i shërben qëllimit të turbullimit të asaj që po ndodh realisht prapa skenave – dhe qe është largimi përfundimtar i Kosovës nga orbita serbe”

“Në vend që t’i japin mbështetje për ta çliruar nga barra e Kosovës, e cila po pengon modernizimin e Serbisë, shumica e kritikëve duan ta diskreditojnë pikërisht në këtë pikë – theksoi Biserko.

TRENDING

Exit mobile version