NTV
No Result
View All Result
23/02/2021 , 1:21
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
23/02/2021 , 1:21
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Bledi Çuçi bën bilancin e arritjeve të OFL/ SPAK dhe GJKKO, të vazhdojnë punën për proceset penale

by Ballhysa
28/01/2021 , 11:26
Bledi Çuçi bën bilancin e arritjeve të OFL/ SPAK dhe GJKKO, të vazhdojnë punën për proceset penale
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë bilancin e arritjeve të OFL gjatë vitit 2020 teksa i ftonte të gjithë deputetët që të miratojnë aktin normativ në mënyrë që të vijojë goditja ndaj krimit të organizuar, krimeve të rënda apo luftës kundër terrorizmit.

Akti normativ parashikon shtyrjen e afatit për veprimtarinë  e SPAK dhe GJKKO për të gjithë dosjet e referuara nga OFL gjatë vitit 2020. Dua të them që duhet të jetë e qartë që kjo shtyrje nuk parashikon shtyrjen e veprimtarisë së OFL, ajo është mbyllur në 21 dhjetor 2020, por në interpretim të ligjit që krijoi OFL rrezikonin që dosjet që gjykoheshin nga SPAK dhe GJKKO do të gjykoheshin dhe transferoheshin në gjykatat e rrethit për arsye të humbjes së kompetencës lëndore. Me këtë ndryshim, nuk bëjmë gjë tjetër veçse shtyjmë afatin e dosjeve të çuara gjatë vitit 2020 nga OFL në SPAK dhe GJKKO në mënyrë që të gjitha të përfundojnë procesin e hetimit dhe gjykimit.

OFL si pjesë thelbësore e operacionit të policisë kundër krimit të organizuar dhe aseteve kriminale pati një efekt të ndjeshëm në uljen e kurbës së krimit dhe korrupsionit në vend. Rezultatet do të mbeten në histori si moment kulmor i forcës goditëse kundër botës kriminale. Në thelbin e tij, OFL synon heqjen e pasurive nga duart e krimit dhe rialokimin e tyre në shërbimin e komunitetit dhe institucionit. Në vlerësimin tonë, po arrin qëllimin për të cilin u kërkua dhe akti normativ rreth një vit më parë. Ky operacion u vu në gjurmimin e pasurive të deklaruara të fshehura të personave të dënuar apo të proceduar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda, krimin e organizuar apo terrorizmit.

Sot jemi në situatën kur mund të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të këtij operacioni. Rastet e bujshme janë të shumta, por më lini të kujtoj vetëm rastin e një shtetasi tashmë të dënuar për krime të rënda dhe me vendim të komitetit për masat kundër krimit të organizuar, vetëm një ditë më parë, prona e konfiskuar me vendim gjykate ndaj këtij shtetasi kaloi në pronësi të komisariatit të policisë së Lushnjes. Një ndër qëllimet e OFL është përçimi i një mesazhi të fortë drejt botës së krimit se sado të përpiqen të fshihen pasuritë nuk do t’i gëzojnë dot pasi do të vijë dita që do të konfiskohen dhe kthehen në shërbim të publikut.

Shënjestra e këtij operacioni janë pasuritë e krijuara nga krimi i organizuar. Nga të dhënat e OFL rezulton se në harkun e 11 muajve, nga data e nisjes zyrtare të operacionit deri në mbyllje të tij, janë referuar në SPAK 243 dosje për 1877 pasuri me burim të dyshimtë. ato përfshijnë emrat e 255 personave, subjekte të këtij ligji. Nga këto referime, Gjykata e Posaçme ka dhënë vetëm 105 vendime për 641 pasuri deri në 31 Dhjetor. Ndër to,  314 janë pasuri të paluajtshme, 224 janë pasuri të luajtshme, 98 aktivtitete tregtare dhe 5 llogari bankare.

Arsyeja përse kërkojmë miratimin e këtij akti është pikërisht kjo, që SPAK dhe GJKKO të mbyllë të gjitha proceset penale dhe të marrë vendim për të gjithë pasuritë me burim të dyshimtë. Ju ftoj që ta miratojmë këtë akt kaq të rëndësishëm.

Tags: Bledi Cucikryesorekuvendi i shqiperise

Related Posts

Vasili: Rama vaksinimi i personaliteteve, si sevap propagandistik qesharak, ndërsa pandemia rëndohet dhe vret
Politike

Vasili: “Rama shendetesia e katandis spitalin e Fierit me te voglin e Shqiperise”

22/02/2021 , 22:16
KQZ apel partive politike: Mos afishoni materiale propagandistike para fushatës
Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare regjistrohen në KQZ

22/02/2021 , 22:12
Balla: Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Basha u orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore
Politike

Balla: Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Basha u orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore

22/02/2021 , 15:46

Recent Posts

  • Vasili: “Rama shendetesia e katandis spitalin e Fierit me te voglin e Shqiperise”
  • Zgjedhjet e 25 prillit, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare regjistrohen në KQZ
  • OBSH-ja jep lajmin e mirë: Rastet e infektimit janë përgjysmuar brenda muajit, por duhet ende shumë kujdes
  • Pandemia Covid – Gjermania rihap shkollat
  • Mali i Zi – Përkeqësohet situata me COVID-19, i pari në rajon me mbi 1300 të infektuar në 100 mijë banorë

Kategorite

  • Aktualitet (1,900)
  • Bota (1,877)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (234)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (118)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (294)
  • Kronike (660)
  • kryesore (1)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (617)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,230)
  • Politike (823)
  • Rajon (171)
  • REAGIM (117)
  • Shendeti (425)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (381)
  • Videonews (356)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!