Pinknews

Pas ndarjes, Blero shfaqet me një bionde misterioze

Dyshja Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e publikut, sidomos pas ndarjes së tyre.

Disa javë më parë, me anë të një deklarate në Instagram, këngëtari konfirmoi ndarjen e tij nga Afrona:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”- shkroi ai.

Por mesa duket Blero e ka harruar përfundimisht lidhjen me ish- partneren e tij dhe është i hapur për njohje të reja. Këngëtari duket në shoqërine e një vajze bionde.

TRENDING

Exit mobile version