Bota

Blinken çon në Kiev 2.8 miliardë dollarë

Blinken çon në Kiev 2.8 miliardë dollarë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk mbërriti në Kiev, duarbosh por solli me vete një “arsenal financiar”, një paketë të re ndihme ushtarake amerikane prej 2.8 miliardë dollarësh për Ukrainën. Nga kjo shifër, 675 milionë dollarë do të përdoren për armë dhe municione që do të përdoren për të luftuar Rusinë, dhe pjesa tjetër – siç u shpjeguan nga Blinken dhe siç i theksoi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin aleatëve në një takim në bazën Ramstein në Gjermani – do të merret në format e huave dhe granteve për blerjet e armëve prej SHBA nga Ukraina dhe 18 vende të tjera – duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Moldavinë si dhe shtetet baltike që ndjehen të kërcënuara nga Rusia. Siç e ka përsëritur disa herë kreu i Pentagonit, lufta është në një moment kyç në të cilin frytet e përpjekjeve kolektive shihen edhe në fushën e betejës. Ndërkohë sipas ushtrisë ukrainase, një ofensivë e nisur gjatë natës bëri të mundur rimarrjen e  të paktën 400 kilometrave katrorë në rajonin e Kharkiv. Këto përparime në verilindje janë në kontrast me kundërsulmin e ngadaltë ukrainas të nisur në rajonin jugor të Khersonit, ku Kievi pretendon se ka rimarrë disa lokacione, por Rusia e mohon, duke deklaruar se ushtria ukrainase po pëson humbje të mëdha. Më shumë se 300 ushtarë ukrainas thuhet se u vranë të mërkurën, sipas Moskës.

TRENDING

Exit mobile version