04/06/2021 , 19:04

Blinken premton vaksina për vendet e varfëra: Pas dy javësh do shpallim procesin e shpërndarjes

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se SHBA do të shpërndajnë së shpejti vaksina anti-Covid në të gjithë botën. Washington Post, shkruan se vaksinat do të shpërndahen në të gjitha vendet e varfëra. Më parë Presidenti Joe Biden ka premtuar të sigurojë 80 milion doza vaksinash për vendet e tjera deri në fund të muajit Qershor.

“Diku në javën e ardhshme ose pas dy javësh do të shpallim procesin, në të cilin do të shpërndajmë vaksinat,” tha Blinken.

Deri tani në SHBA janë vaksinuar plotësisht 136 milion njerëz, ose 41% e popullsisë, ndërkohë që 296 milion vaksina janë shpërndarë deri tani.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin