Politike

Blinken vlerëson rolin e ambasadës amerikane/ Këto janë tre çështjet e rëndësishme që veçon

Sekretari amerikan, Antony Blinken ka reaguar lidhur me takimin e parë zyrtar në Tiranë, ai në ambasadën amerikane.

Në një postim në “X”, Blinken falenderon ambasadën për punën e tyre në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e afganëve deri te mbështetja e Reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend.

TRENDING

Exit mobile version