Bota

Bllokimi i Brexit : Boris Johnson dhe Ursula Von Der Leyen po dialogojnë që të thyjenë bllokimin e marrveshjes tregtare

Të dy liderat u thirrën pasi negociatorët për të dy palët thanë se “divergjenca të konsiderueshme” mbetën pas një jave bisedimesh intensive. “Do te shohim nëqofte se ekziston një rrugë” -tha negociatori i EU Michel Barnier.
Pikat kryesore përfshinin marrvëshjet rreth peshkimit rregullat për subvencionet shtetërore , biznesin si dhe rregullimet për ruajten e çdo marrëveshjeje. Mbreteria e bashkuar doli nga Bashkimi europian më 31 janar 2020 por mbetet serish pjesë e rregullores së tregëtisë për-EU derisa periudha transitore te perfundoje më 31 dhjetor të këtij viti.
Ministri Francez i Evropës sugjeroi që vendi i tij mund të votonte veton në një marrëveshje nëse nuk ishte i kënaqur. Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë i gatshem për të siguruar që industria e peshkimit të mos humbasë shumë akses në ujërat britanike. Ndërkohë, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel tha se kishte “gjithnjë hapësirë ​​për kompromis”. Dhe Kryeministri Irlandez Micheál Martin gjithashtu tha se ai “shpresonte me zemer” që të bien dakort për marrëveshjet tregtare.
Aa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version